Rreziku i kthimit të vizave/ Meta: Krahasimi me Kolumbinë - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

3 views
http://www.vizionplus.tvhttps://facebook.com/VizionPlusTVhttps://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat shprehu shqetësim për deklaratën e Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetesi Dimitris Avramopoulos I cili paralajmeroi marrjen e masave ndaj Shqiperise për lëvizjen e lirë në zonën Schengen nëse nuk punohet më shumë për frenimin e azilkërkuesve.Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë. Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë. Meta iu bëri thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndjekin me prioritet të madh këtë cështje që ndikon direkt tek qytetarët. Kreu i shtetit kërkoi marrjen e masave urgjente në këtë drejtim.U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon. Të gjithë i mbajmë mend radhët e gjata përpara dyerve të ambasadave, me familjarë të dëshpëruar në kërkim të një mundësie për të ritakuar fëmijët, të afërmit, apo të mundësisë për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit, etj. Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!