RTV Ora - Sfidat e medias, Sittig: Demokracia ka nevojë për raportim objektiv

  • 5 years ago
#rtvora
Presioni i politikës, mungesa e cilësisë, konkurrueshmëria e dobët apo fake news janë sfidat me të cilat po përballen mediat në gjithë Europën Juglindore. Vështirësitë që hasin gazetarët u parashtruan nga ata vetë në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Tiranë.

Media në Europën Juglindore nuk është në ditët e saj më të mira. Vështirësitë me të cilat po përballet janë të shumta. Gazetarët janë nën presionin e politikës, konkurueshmëria është e dobët dhe fake news mbeten problem madhor.

Sfidat u parashtruan në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Tiranë.

Hendrik Sittig, Drejtor i Programit të Medias për Europën juglindore Konrad-Adenauer: Gazetarët jo gjithmonë i përmbushin kërkesat e tyre, pasi janë nën presionin e politikës dhe në këto kushte është e vështirë ta ushtrosh këtë profesion.

Leila Bicakcic, Drejtore, Qendra për Gazetari Invetigatiove, Sarajevë: Kemi influencë të politikës dhe media është e kontrolluar nga politika, sidomos në median e shkruar kemi kontroll me të fortë. Ndikimi i politikës ka ulur cilësinë e medias ndërsa Gazetaria investigative ështe e vështirë për tu realizuar.

Remzi Lani, Drejtor Ekzekutiv, Instituti Shqiptar i Medias: Nuk i kemi zgjidhur gjithë problemet, por po përballemi me sfida te reja. Jemi mes lirisë dhe iluzionit të lirisë. Klima nuk është e mire ndërsa problemi kryesor i medias në rajon është: keqinformimi.

Sipas Drejtores se Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle, shqetësim përbën mungesa e standardeve dhe cilësisë në media.

Adelheid Felicke, Drejtore e Ballkanit Perëndimr, Deutsche Welle: Publiku është mësuar me këtë lloj gazetarie jo profesionale dhe nuk kërkon standarde më të larta. Është e vështirë të jesh gazetar në vendin tuaj, për fat të keq.

Lutfi Dervishi, Gazetar: Gazetarët ndihen sikur i shërbejnë politikës jo qytetarëve. Nuk mund të kemi liri të shprehjes nëse nuk kemi media të lira.

Në konferencën me temë ?Sfidat të reja për lirinë e medias në Europën Juglindore? ishin të pranishëm gazetarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sfidat-e-medias-sittig-demokracia-ka-nevoje-raportim-objektiv
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz