RTV Ora - Voda hedh poshtë të dhënat e Rai 3: “Droga”, farsë e medias italiane

  • 5 years ago
#rtvora

Dokumentarin e RAI 3 mbi kanabizimin e 1/3 së vendit, si dhe fuqizimin e klaneve shqiptare në trafikimin ndërkombëtar të drogërave të forta, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, i konsideroi si lajme false të medias italiane.

Gjatë inagurimit të zyrave të reja të Aleat në Vlorë, Hoda shtoi se sipërfaqet me kanabis janë pakësuar.

Voda: Nuk është një lajm zyrtar kështu që institucionet duhet të referohen te institucionet. Që nga viti 2017 është e vërtetë, 2018. Me shumë fokus, me shumë vëmendje dhe përgjegjësi vazhdon një vëmendje e shtuar e Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme por edhe e gjithë institucioneve ndaj luftës së kanabisit.

Voda tha se mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar, duke theksuar se klanet mafioze shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke.

Voda: Më vjen shumë keq që nga një vend i vogël si Shqipëria, e cila po bën përpjekje të mëdha për të hapur negociatat në BE, shpesh herë ndoshta hidhet edhe baltë, hidhet baltë e pamerituar edhe mbi policinë e shtetit, e cila në shtator do ti nështrohet vettingut. Fillon vettingu me gradat e larta të policisë së shtetit dhe kjo është fytyra e vërtetë e policisë së shtetit shqiptar sot.

Zëvendësministrja e Brendshme theksoi se zyrat e reja të Aleat në Vlorë do të ndihmojnë qytetarët të marrin më lehtësisht shërbimin për kartat e identitetit apo pasaportat biometrike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/voda-nuk-eshte-e-vertete-qe-13-e-territorit-eshte-e-mbjelle-me-kanabis

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended