PD: Lleshaj ka shantazhuar Bashen

  • 5 years ago
Partia Demokratike ka denoncuar sot Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se ka shantazhuar në emër të qeverisë kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Selia blu pretendon se Ministri i Brendshëm ka thirrur në zyrë të premten në orën 15:00 shoqëruesin e Kryetarit të Partisë Demokratike për t?i kërkuar që të informojë zotin Basha se ?si ministër i Brendshëm, kishte informacione të tërthorta dhe të besueshme mbi rrezikun që i kanosej sigurisë së kryetarit të opozitës?

Partia Demokratike thotë se Ministri i Brendshëm e ka thelluar aktin e tij të paligjshëm dhe shantazhues, kur i ka kërkuar shoqëruesit të zotit Basha, punonjës i Gardës së Republikës, që t?i kthejë përgjigje me gojë e jo me shkrim, nëse Partia Demokratike vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie për kryetarin e saj.

Përmes një letre drejtuar ministrit të Brendshëm nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, Partia Demokratike e quan të paprecedentë dhe kujton detyrimin ligjor që informacionet mbi rrezikun e sigurisë së kryetarit të opozitës, t?i trajtojë në rrugë institucionale, duke vënë zyrtarisht në dijeni Gardën e Republikës, si autoritetin përgjegjës. ?Në të kundërt, mbyllet letra, -Partia Demokratike do ta konsiderojë veprimin tuaj shantazh për qëllime politike dhe ju do të mbani përgjegjësi për këtë veprim.?

Tv Klan