Opozita pershkallezon aksionin politik

  • 5 years ago
Opozita pritet të përshkallëzojë aksionin e saj politik duke protestuar në mbarë vendin, për të kulmuar me një miting anitqeveritar në fund të javës që vjen.

Vendimi për datën pritet të merret në orët e padites, por pas një takimi që patën me Lulzim Bashën, aleatët e opozitës thanë se deri në 30 Qershor opozita e qytetarët do të jenë në këmbë.

Thonë se janë të vendosur për të ndalur grushtin e shtetit, që sipas tyre ka instaluar Kryeministri Rama, pavarësisht se kur do të bahen zgjedhjet e ardhshme lokale.

Vendimi final për protestën e radhës pritet të merret në orën 18.00 të pasdites, kur Lulzim Basha nisur edhe nga zhvillimet e fundit politike ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të forumeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Tv Klan