Bashkite te vonuara per sezonin turistik
- 5 years ago
Bashkitë të cilat drejtojnë zonat turistike nuk kanë bërë ende ndarjen e plazheve, ndërsa kontrollet e zhurmave në bregdet nuk po zbatohet me rigorozitet si një vit më parë. Konstatimin e ka bërë vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë mbledhjes së Taks Forcës në Himarë. Ai tha se është e pafalshme që krerët e bashkive të mendojnë vetëm për fushatën elektorale, duke lënë mënjanë menaxhimin e zonave të plazhit.
?Jemi shumë mbrapa në kuadër të përgatitjeve të sezonit të ri turistik. Është e pafalshme që ne duke menduar gjithë kohën për fushatën elektorale, sidomos bashkitë që mbase është edhe e natyrshme pothuajse kemi lënë pas dore përgatitjet për sezonin turistik. Akoma nuk kemi të sistemuar ndarjen e plazheve nga bashkitë.?
Klosi kritikoi bashkitë edhe për mënyrën e kontrollit të mjeteve të shpejtësisë që lundrojnë në det.
?Vendosja e bovave të lundrimit dhe të kontrollit të kufizimit të mjeteve të shpejtësisë, vitin e kaluar ka qenë në perfeksion. Në vend që të shkojmë duke progresuar mbi detyrat që i kemi vënë vetes për të realizuar një shërbim më cilësor dhe jetë më të sigurt për pushuesit në plazhet tona, shkojmë mbrapsht!?
Thirrjen më të fortë kreu i ministrisë së Turizmit ia drejtoi bashkisë së Sarandës, Vlorës dhe Himarës, ai caktoi detyra të qarta për menaxhimin dhe pastrimin e plazheve në këtë sezon.
Tv Klan

Report TV - Masat për sezonin turistik, Rama: Luftë zhurmave, plehrave dhe motorëve të ujit
Report TV
PLAN MASASH PER SEZONIN TURISTIK, KLOSI E LLESHAJ ME PREFEKTET - News, Lajme - Kanali 7
Kanali Shtate
RAMA, NE SHTATOR DO NISIN INVESTIMET PER SEZONIN E RI TURISTIK - News, Lajme - Kanali 7
Kanali Shtate