Basha: Askush nuk e shkarkon dot Presidentin

  • 5 years ago
Në kushtet kur maxhoranca përgatitet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas dekretit për anulimin e zgjedhjeve lokale në 30 Qershor, Lulzim Basha e cilëson bllof çdo iniciativë që pritet të ndërmarrë parlamenti. Ai deklaron se askush nuk mund ta shkarkojë dot kreun e shtetit.

"Dua të them që në fillim dy të vërteta: Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor. Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës. Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t?i provojë: Ai po përbetohet se do t?i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike. Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit. Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj. Edi Rama nuk do që të flitet për krimin, drogën dhe vjedhjet e tij të përditshme. Ai nuk do që të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Çyrbet dhe Shullazët, për Gjiknurët, Manjat dhe Lalët.?

Kreu demokrat deklaroi se organi i vetëm që mund të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit është Gjykata Kushtetuese, që sipas tij, është asgjësuar nga Kryeministri Rama.

?Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e Presidentit, ndonëse e mbështes plotësisht. Politikisht unë mund të them që zgjedhjet moniste nuk janë zgjedhje. Politikisht unë mund të them se vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Përtej çdo mendimi individual, ka një dhe vetëm një institucion që mund të shprehet: Gjykata Kushtetuese. Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me krenari dhe mburrje Edi Rama, sikurse ka shkatërruar edhe Gjykatën e Lartë, dhe ajo sot nuk mund të shprehet?.

Basha përjashtoi çdo pazar me Edi Ramën apo negociata datash për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij, pa largimin e kreut të qeverisë, populli nuk mund të zgjedhë përmes votës së lirë, duke shprehur bindjen se nuk do të ketë zgjedhje më 30 Qershor.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended