Rriten shifrat e obezitetit tek femijët

  • 5 years ago
Obeziteti tek fëmijët shqiptare po konsiderohet një kambane alarmi nga ekspertet e Shëndetit Publik. Studimi i fundit ka nxjerr në pah se 22% e fëmijëve 8-9 vjeç janë mbipeshe dhe për këtë ata fajësojnë mënyrën  e ushqyerjes.

Raporti ka marr ne analize situatën e rritjen se fëmijëve ne 10 vitet e fundit. Genc Byrazeri specialist ISHP vërehet një rënie me 6% e numrit të fëmijëve mbipeshë të grupmoshës 0-5 vjeç në 10 vjeçarin e fundit.

Nisur nga të dhënat e studimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se do ndërhyhet menjëherë.

 ?Do të ndërmarrim një plan kombëtar veprimi me tre komponentë. Shëndetin e gruas shtatzënë, nxitjen e ushqyerjes me gji dhe mirëushqyerjen e fëmijëve?.

Ndryshimi i menuve në çerdhe dhe kopshte që u zbatua në Tiranë, do të shtrihet në të gjithë vendin.

Tv Klan