Rama: 30 Qershori nuk leviz

  • 5 years ago
?Gabojnë shumë me lëvizjet që bëjnë sepse unë jam gjithmonë 3 lëvizje përpara. Dhe asnjëherë deri më sot nuk më kanë surprizuar dhe nuk më kanë kapur në befasi, përkundrazi, siç janë çuditur më përpara si ju ndodhi, do të çuditen edhe më shumë kësaj here se si ka për t?ju ndodhur.? 

Lajmin për anulimin nga Presidenti të datës së zgjedhjeve lokale kryeministri Edi Rama e mori gjatë kohës që po prezantonte kandidatin për kryetarë bashkie në Berat.

?Sapo më solli një letër vajza, më thotë se zoti President paska shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Përsëri gabim dhe përsëri unë po ju them zgjedhjet do të bëhen me datë 30 Qershor.?

Kryeministri tha se nuk ishte surprizuar nga kjo lëvizje e Presidentit, teksa foli për një plan të koordinuar që sipas tij nuk do ta cenojë 30 Qershorin.

?Nuk jam i befasuar, e prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye të vetme për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe kërkohet varrimi i reformës në drejtësi, ky është thelbi, nuk ka asgjë tjetër. Por as qeverinë nuk e marrin dot zvarrë dhe as reformën në drejtësi nuk e varrosin dot  dhe ne në 30 Qershor do të bëjmë zgjedhje, sepse nuk janë të partive dhe as të Presidentit, zgjedhjet janë të popullit shqiptar. E kuptoni se çfarë çorapi duan ta bëjnë këta Shqipërinë dhe jetën demokratike? Në fakt, kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar e një grupi njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe janë të destinuar të humbin në mënyrë të dëshpëruar.?

Rama sqaroi se këto zgjedhje nuk i përkasin as partive dhe as presidentit, por vetëm popullit shqiptar. Për bashkinë e Beratit Partia Socialiste kandidon Ervin Demon.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended