Basha: Nuk mund të konkurronim me kriminelët! Të bashkohemi nesër në protestë

  • 5 years ago
Lideri demokrat Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pasditen e sotme foli lidhur me atë që ai e quan ardhje në pushtet të PS-së në bashkëpunim me krimin. Ai u ndal veçanërisht në qytetin e Durrësit. "Bandat janë shtabe elektorale të PS-së", tha Basha, "ku administrata publike njeh si shefa bandat kriminale". Çdo veprim politik dhe elektoral - theksoi kryedemokrati,- koordinohet nga bandat. "Shkrirje e shtetit dhe krimit në një", tha lideri i opozitës.

Kreu demokrat tha se një nga arsyet pse PD ka zgjedhur të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, është se nuk mund të konkurrojnë politikisht - sipas tij me kriminelët. "Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Edi Rama është i zhytur në krim. Edi Rama duhet të ikë", theksoi ai.

Edhe pas ikjes së tij - theksoi shefi i opozitë jo parlamentare - "do të duhen shumë kohë për të çrrënjosur themelet e korrupsionit".

"Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishot, por sot Don Kishotët janë ata", u shpreh Basha në deklaratën për mediat nga selia blu.

Kreu demokrat i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë nesër në protestën e opozitës joparlamentare në orën 19:00, i teti tubim kombëtar kundër qeverisë.

Recommended