RTV Ora -Astrit Avdylaj dhe kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani

  • 5 years ago
#rtvora
Gazeta gjermane BILD ka publikuar audiopërgjimet mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt për blerjen e votave. Biseda e transkriptuar është në anglisht, ndërsa audio është në shqip.

Përgjimi 2: 28 Mars 2017

Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak - kryetari i bashkisë së Shijakut (0692069933) Ardian Kokomani

"Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, me Vangjush Dakon kryetarin e bashkisë Durrës dhe me një kandidat të ardhshëm për deputet, "Liri" ( Ilir Ndraxhi) një person që banda kriminale Avdylaj kërkon që të vihet në listë përpara si kandidat i PS-së.

Takimi është për këtë qëllim. Të finalizohet marrëveshja që Ilir Ndraxhi të bëhet kandidat i PS-së për deputet në Durrës, duke përfaqësuar interesat e klanit kriminal të Avdylajt dhe klani i Avdylajve do të japë një mbështetje të plotë fushatës së PS-së në Durrës" shkruan Bild

Astrit Avdylaj: Alo

Kryetari i Bashkisë Shijak: Hë mo

Astrit Avdylaj: Si je kryetar

Kryetari i Bashkisë Shijak: Si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit. Ça po bo

Kryetari i Bashkisë Shijak: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë, e di përse të mora

Kryetari i Bashkisë Shijak: Po..

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit, Alo..

Kryetari i Bashkisë Shijak: Po po të dëgjoj

Astrit Avdylaj: Unë ti Gjushi, ( Vangjush Dako) Liri ( Ilir Ndraxhi, kandidat për deputet në Shijak), vëllai i Lirit, Jupi, dhe do të pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora.

Kryetari i Bashkisë Shijak: në orën 10:00 do të jemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, ish futbollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallatin e Kulturës dhe takohemi atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi tek një kafe, do të sjellim Paparitin, që të jemi nesër... a më kupton.

Kryetari i Bashkisë Shijak: Pa merak

Astrit Avdylaj: Erdhën sot ato, por i diskutueshëm..., ishte dhe Juli... kështu që e kupton. Ngaqë është edhe ai, edhe ti të jesh...sepse normal po të mos jesh ti ... a më kupton

Kryetari i Bashkisë Shijak: E kuptoj

Astrit Avdylaj: Alo, çfarë the?

Kryetari i Bashkisë Shijak: Titi, them pa merak do të jem në Durrës. Rri pa merak. Sepse do të jem edhe në ceremoni atje, rri pa merak

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj që do ashu, që të jesh edhe ti me këto.., më kupton?

Kryetari i Bashkisë Shijak: Po, Po

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderi

Kryetari i Bashkisë Shijak: Ok mirupafshim

Përgjimi 3

Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Ajran Ndraxhit, vëllait të deputetit të PS në Shijak Ilir Ndraxhi

Astrit Avdylaj, kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak telefonin Arjan Ndraxhin, vëllai i Ilirit (Ilir Ndraxhi) deputeti i ardhshëm i PS. Klani kriminal Avdylaj ka kërkuar që kryeministri Rama përmes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako që Ilir Ndraxhi të jetën kandidat për deputet të Durrësit në listën...

Recommended