Teza e re e Thacit per bashkimin e Shqiperise me Kosoven

  • 5 years ago
Deklaratat e Hashim Thaçit me një shtet të përbashkët ku shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës të jetojnë pa kufij nuk ka ngjallur asnjë reagim të institucioneve zytare në Tiranë.

Thaçi, në një ceremoni përkujtimore në 20-vjetorin e operacionit "Shigjeta" në Pashtrik, deklaroi se Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë duhet të dalin me deklarata për të jetuar në një shtet të përbashkët, pa kufij.

Por të pyetur nga Tv Klan si zyra e homologut të z.Thaçi, Presidentit Meta, ashtu dhe zyrae Kryeministrit Rama kanë zgjedhur të heshtin duke mos dashur t'i komentojnë ato.

Afro një vit më parë Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Kosovës hodhi idenë e një Presidenti simbol të unitetit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo në formën e një ëndrre që ai kishte për të ardhmen e të dy shteteve shqiptare, siç sqaroi ai më pas gjatë një interviste për Klan.

Edhe gjatë mbledhjes së dy qeverive në Pejë në Nëntorin e vitit të shkuar, Rama hodhi idenë e një dokumenti analitik dhe strategjik; Shqipëria, Kosova dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në horizontin e vitit 2025. Një dokument demografik, ekonomik, social i sistemeve politike dhe të gjitha këto së bashku. Gjithsesi duke qenë i kujdesshëm në deklaratat e tij jo për një Shqipëri të Madhe, por dy shteteve që jetojnë nën ombrellën e BE.

Tv Klan