Zaev pritet te shkarkoje 7 ministra

  • 5 years ago
Ndryshim të më shumë ministrave në qeveri si dhe zëvendësve dhe funksionarëve tjerë ka paralajmëruar kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas seancës së këshillit qendror të partisë. Për herë të parë, siç u shpreh Kryeministri Zaev, paralajmërohet ndërrimi i më shumë se një të tretës së ministrave të kabinetit qeveritar, që do të nënkuptonte nevojën për votimin e gjithë qeverisë në Kuvend.

?Do të jenë më shumë ministra. Numrin nuk e tregoj. Duke marrë parasysh se deri më tani janë ndryshuar gjashtë ministra, në Kulturë, Arsim, Drejtësi si dhe 3 ministrat pa portofol, unë jam afër numrit prej 1/3, që do të thotë, për herë të parë hapim debatin për zgjedhje të qeverisë. Për shkak se nëse ndryshojmë dy apo më tepër, plotësojmë limitin prej 1/3 që të ketë riformatim qeveritar?, thotë Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Por, siç duket, opozita nuk është e kënaqur me këto vendime të Kryeministrit. Ata kërkojnë dorëheqje kolektive të qeverisë.

?Zoran Zaevi zbatoi ?pastrim? brendapartiak vetëm për të siguruar pozicionin e tij, për shkak se është i vetëdijshëm se do të kalojë në opozitë. Për këtë shkak i shkarkon ata që mund t`i ketë oponentë në LSDM?, thotë Vlado Misajlovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë shkarkoi të gjithë funksionarët e lartë partiakë: gjashtë nënkryetarët, tre sekretarët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv. Zaev tha se ndryshimet janë rezultat i mossuksesit të zyrtarëve të lartë partiakë për të përmbushur detyrat dhe zotimeve si dhe ?për shkak të arrogancës së shfaqur nga ana e tyre?.

Kryeministri Zaev paralajmëroi konsultime të reja me partnerët e koalicionit qeverisës. Tv Klan mëson se edhe në taborin e integristëve të Ali Ahmetit ? do të ketë ndryshime. Në fakt, bëhet e ditur për të paktën dy ndërrime në ekzekutiv dhe freskime në rreth dhjetë drejtori të cilat menaxhohen nga BDI. Po ashtu bëhet e ditur se për riformatim të qeverisë interesim kanë shfaqur, prej kohësh, edhe kancelaritë perëndimore që kanë përfaqësi në Shkup.

Nga Qeveria Zaev, tani pas zhbllokimit të procesit të integrimeve euroatlantike, pritet një përkushtim më i vendosur për bërjen e reformave si parakusht për hyrjen e vendit në NATO dhe BE, por edhe për arritjen e një besueshmërie më të madhe në mesin e elektoratit. Gjithë kjo, me qëllim që shpresa dhe zotimet për përfshirje në familjen evropiane, të bëhen sa më të kapshme.

Tv Klan