Berisha: Rama i shpall lufte popullit opozitar me letrat e tij

  • 5 years ago
Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se në letrat publike të Edi Ramës drejtuar Lulzim Bashës, Kryeministri i ka shpallur luftë popullit opozitar. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Berisha theksoi se letra e dytë e Ramës duhet hedhur në kosh. Sipas ish-Kryeministrit, Rama nuk mban asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

"Ai është i vetmi shqiptar sot mbi tokë që nuk ndjen asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar, që gjithçka e projekton, e nxjerr tek kundërshtari. Të shkruash letër duke nxjerrë të gjithë vrerin te kundërshtari, kësaj i thonë të ftosh duke vjellur vrer te kundërshtari. Ai i shpall luftë popullit opozitar. Tregon vetëm një trashëgimtar primitiv të etërve të tij ku thotë se do të jetë një ogur i mirë që ky grup të zhduket. Ai kthehet në instiktin e hakmarrjes atërore.

Nuk mundet kurrë një kryetar qeverie të thotë se do jetë ogur i mirë zhdukja e opozitës. Imagjinoni se cilin keni Kryeministër. Keni një bastard të etërve të tij mizorë që e mbajtën vendin....Që në këtë moment ajo letër është për t'u hedhur në kosh të plehrave", tha ish-Kryeministri Sali Berisha.