Stop - Lushnje/ Komshiu hap fabrike mermeri ne banese, institucionet! (17 maj 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Emisioni ?Stop? është ndalur në fshatin Krutje e Sipërme, pas një ankese nga familja Mertika. Anëtarët e kësaj familjeje janë të shqetësuar nga aktiviteti i një punishteje mermeri, që ndodhet vetëm 7 metra nga banesa e tyre.Ata thonë, se kanë dalë me probleme në mushkëri për shkak të pluhurit të punimeve, pa folur për zhurmën, që duhet të durojnë.Prej dy vjetësh familja Mertika ankohet nëpër institucione, por i përcjellin, duke i quajtur normale parametrat e punës në shtëpinë-fabrikë.Të njejtën gjë pohon edhe Pjerin Vogli, drejtor i drejtorisë rajonale të shëndetit Lushnje, i cili premton, se do të kërkojë një tjetër verifikim më të specializuar.Në bashkinë e Lushnjes, specialistja e mjedisit thotë, se subjekti Orges Pupi, është i pajisur me leje mjedisi të saponxjerrë.kryeinspektori i drejtorisë së mjedisit Fier, Hadër Cako shprehet, se ka thirrur inspektorët për një monitorim. Nëse kushtet nuk përmbushen, leja do t?i pezullohet.