Shqiptari: Ju tregoj per vrasjen e A.Bakos dhe rolin e "kreut te mafies se burgjeve"

  • 5 years ago
Shtypi grek e etiketon "Mafia e Burgjeve" atë që po ndodh në Greqi me të burgosurit shqiptarë. Në muajt e parë të këtij viti, janë shënuar disa ngjarje të rënda që kanë ndodhur në burgjet e vendit fqinj ku kanë humbur jetën të burgosur shqiptarë. Më i rëndi është ai i vrasjes së Arbër Bakos më 14 Janar 2019 në burgun e Koridhalos.

Në mediat greke aludohet se kreu organizatës së ashtuquajtur "Mafia e burgjeve", është shqiptari Klodian Lekocaj, i cili vuan dënimin në Koridhalo. Por sa e vërtetë është ekzistenca e "Mafies së burgjeve" dhe cili është roli i Klodian Lekocajt, për të cilin mediat e Athinës shkruajnë se është personi që urdhëroi vrasjen e 36-vjeçarit Bako.

Për tvklan.al ka folur Fabio Dushku, i burgosur në burgun e Koridhalos, i cili në një lidhje telefonike thotë se Bako u vra nga të burgosur shqiptarë. Ai flet për një grup në të cilin bënte pjesë Arbër Bako, por nuk përmend emra. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur për mosmarrëveshjet që ata kishin me njëri-tjetrin brenda të njëjtit grup që bënin pjesë.

Sa i përket etiketimit "Mafia e burgjeve", Fabio Dushku thotë se këto janë lojëra politike. Kurse Klodian Lekocaj që konsiderohet si kreu i "Mafies së burgjeve", e cilëson si një të burgosur pa peshë dhe që nuk ka asnjë rol. Lidhur me disa deklarata të Lekocajt në media për keqtrajtime në burgun e Koridhalos, Fabio Dushku thotë se janë të pavërteta. Madje ai i konsideron ofendime këto deklarata të tij dhe shprehet se shqiptarët në burgjet greke nuk nëpërkëmben dhe as keqtrajtohen.

Lexoni me shume: https://tvklan.al/shqiptari-ne-koridhalo-ju-tregoj-per-vrasjen-e-arber-bakos-dhe-rolin-e-kreut-te-mafies-se-burgjeve-video/