"Kemi arritur nje standard ku edhe 3 shkopinj gome krijojne debat"

  • 5 years ago
Duke u ndaluar tek dhuna në protestat e opozitës, në veçanti tek ajo e 11 Majit, ku në drejtim të institucioneve u hodh molotov, drejtuesi i "Opinion" Blendi Fevziu solli në vëmendjen protestën e 21 Janarit. Duke shfaqur disa pamje ku protestuesit përplaseshin me policinë, Fevziu tha se "po të flasim për sulm ndaj institucioneve, kanë ndodhur edhe më të rënda".

Por Kryeministri reagoi duke thënë se në fund të protestës së 21 Janarit, pati 4 të vrarë, ndërsa në protestën e opozitës më 11 Maj i vetmi incident ishin shkopinjtë e gomës ndaj sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi. Rama tha se ndihet krenar që ky i fundit është bërë legjendë, pasi kjo do të thotë se është arritur një standard që edhe vetëm 3 goditje krijojnë debat.

Edi Rama: Ky këtu është një konfrontim, ndërkohë që ajo aty, ato janë armë që përdoren për të hedhur tanket në erë.

E kam dëgjuar shumë shpesh këtë krahasim dhe habitem me mungesën e ndershmërisë intelektuale për të bërë këtë krahasim. Ky moment është një moment i cili ka ardhur si rezultat i një proteste që në fund të saj ka prodhuar 4 të vrarë, dhjetëra të plagosur me armë zjarri. Janë mijëra fishekë mësimor dhe lufte në tokë. Dhe nëse ju më tregoni një molotov të vetëm që i është hedhur, 1 jo dhjetëra, që i është hedhur derës së Kryeministrisë atje... Nuk po të justifikoj asgjë, unë po të them mos bëni krahasime. Unë jam shumë krenar që ka ardhur dita që sot bëhet legjendë Sahit Dollapi, për 3 goditje me shkop gome, që do të thotë kemi arritur një standard ku edhe 3 shkopinj gome krijojnë debat të madh dhe kemi arritur një standard ku Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm thonë që ato sekonda, ishin sekonda të gabuara të Policisë së Shtetit, ndërkohë që këtu ishim po bashkë në këtë vend, ku vriteshin njerëz dhe të nesërmen dekoroheshin ata që i vranë.

Blendi Fevziu: Zoti Rama, Sahit Dollapi ishte drejtues politik i PD dhe që prej 28 Majit 1996 një drejtues politik nuk është prekur me dorë. Është hera e parë. Por nuk ka mbaruar Zoti Rama, rrezikon që të kemi viktima më 30 Qershor. Çfarë do bëni ju për ta parandaluar?

Edi Rama: Një minutë, mos më... këtë standard ku po të them bëhet debat i madh dhe ku Kryeministri dhe ministri i brendshëm e pranojnë vetë, që thonë ishte një moment i gabuar. Pse ishte moment i gabuar? Ishte i gabuar për standardet që kemi ne. Se shkopinj gome dhe masakër mbi 130 e ca civilë, të plagosur e të sakatuar e me forca speciale që hipnin deri në kat të tretë në kulla, i kanë bërë ata që sot.../tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended