Uldedaj per brezin e WBC

  • 5 years ago
Pas titullit WBO që siguroi në Tiranë, Jurgen Uldedaj do të synojë tashmë titullin kampion bote për të rinj në federatën WBC. Boksieri lezhjan do të kërkojë të ngjisë një tjetër shkallë me shumë rëndësi në karrierën e tij, teksa do të përballet në Magdenburg të Gjermanisë me polakun Krzysztof Twardowski.

?Falë përkushtimit dhe punës së madhe që kam pasur gjatë kësaj kohe mu dha shansi që të garoj për titullin WBC junior, i cili them se është trofeu më i lartë sa i përket juniorëve. Pas moshës 24-vjeçare arrij të futem në top-10 e kësaj federate, e cila është më e rëndësishmja në boksin profesionist.?

Vetëm 21-vjeç dhe me shumë arritje, lezhjani nuk do të ndalet këtu. Ai kërkon të mbrojë brezat që ka fituar deri më tani.

?Synimet janë të shumta, por për momentin pretendoj që të mbroj këto tituj që kam dhe pse jo të shtoj dhe titullin e radhës. Që është po i njëjtë për nga rëndësia me këto dy që kam dhe pse jo të pushtojmë peshën cruiser për sa i përket juniorëve.?

Ulededaj ka një rekord fantastik me 10 fitore në po kaq ndeshje, teksa 2 prej tyre i ka marrë me ?knock out?.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended