“Fshesa” e Kryeministrit Zaev

  • 5 years ago
Termi ?fshesë?, të cilin e përdori Kryeministri kur paralajmëroi ndryshime në ekzekutiv, e ofendon zëvendësin e tij, Bujar Osmanin. Por megjithatë, ?fshesa? do të përdorët dhe ndryshime do të ketë.

Partnerët e koalicionit ditëve në vazhdim do ta hapin edhe debatin për ndryshimet që do të pasojnë, por një është e sigurt, Deskoska nuk kthehet në Ministrinë e Arsimit.

Mbrëmë në rrjetet sociale u shpërnda lajmi se edhe Dimitrov do të largohet dhe se do të punojë me një kompani amerikane, pasi që është i pakënaqur se nuk ishte ai kandidati për president i shumicës, por ky lajm menjëherë u përgënjeshtrua nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Përveç ndryshimeve në ekzekutiv, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime në parti. E sipas burimeve partiake, viktima e parë e ?fshesës? së Zaevit do të jetë sekretari gjeneral i partisë, Aleksandar Kiraçovski.

Tv Klan