Basha: Rama e Gjiknuri ne burg

  • 5 years ago
Arrestim politik e quajti Lulzim Basha prangosjen e ish-deputetit Klevis Balliu në një takim në Shkodër.

"Është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politikë, po përdor policinë për të dhunuar qytetarët kundër ligjit. Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara".

Basha akuzoi kryeministrin se vijon të mbajë lidhje me kriminelët.

Atyre u themi: Mos u mundoni shumë për t?u lidhur në telefon me Edi Ramën. Së shpejti do t?ua sjellim Edi Ramën aty ku jeni ju, bashkë më kriminelët  e tjerë në pushtet.

Rinisjen e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore ku PD refuzoi të bëhet pjesë, Basha e komentoi si parathënie të një tjetër krimi politik që nuk do mbetet pa u ndëshkuar.

"Kam një mesazh për ata që janë ulur bashkë me Damian Gjinkurin, që duhet të ishte në burg për vjedhje votash, të ulur bashkë me ata që janë kapur në përgjime duke blerë e shitur vota, duke kërcënuar demokratët: Zonja dhe zotërinj, ai nuk është komisioni i reformës zgjedhore. Ai është, në pjesën më të madhe, komisioni i paraburgimit  të Damian Gjiknurit me shokë".

Kryetari demokrat shprehu bindjen se Shqipëria së shpejti do të ketë rotacion politik të pushtetit

"Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nga gjysma tjetër, kushtet e zgjedhjeve, do të përcaktohet fati i Shqipërisë për 15 vitet e ardhshme.  Kjo betejë nuk do të mbarojë me humbjen e popullit shqiptar".

Basha ftoi shkodranët t?i bashkohen protestës së opozitës në 11 Maj në kryeqytet.

Tv Klan