Laç/ Markel Bushi pranon vrasjen e 2 kushërinjve dhe shpërthen në lotë: Nuk doja

  • 5 years ago
LAÇ- Dy kushërinjtë, Kelvin dhe Erjon Jushi janë qëlluar për vdekje mbrëmjen së dielës më 29 prill, me armë zjarri nga Markel Bushi. Në seancën e zhvilluar mesditën e sotme, ku u dha masa e sigurisë "arrest me burg" për tre të rinjtë, Markel Bushi ka shpërthyer në lotë dhe pranoi se ka qenë ai që ka qëlluar mbi kushërinjtë, veprim për të cilin rrëfen se është penduar.

"Jam penduar për atë që kam bërë. Nuk kam dashur t'i vras", mësohet të ketë thënë Markel Bushi. Nga ana tjetër, bashkautori Vinçesk Bushi është shprehur se ngjarja ka agravuar deri në përdorimin e armëve pasi viktimat i kanë goditur të parët me sende të forta. "Na goditën me sende të forta, prandaj situata ka argravuar me përdorimin e armëve", u shpreh Vinçesk Bushi, e ndërsa Manuel Bushi ka zgjedhur të heshtë përpara togave të zeza.

Kushërinjtë Bushi u vetëdorëzuan në polici një ditë pasi ndodhi ngjarja e rëndë.

Recommended