“Dea” vjen ne Tirane

  • 5 years ago
"Kur nuk shkon Muhamedi te mali, vjen mali te Muhamedi".

Dhe mali është Tirana, që do të mirëpresë për shtatë ditë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dea që Edmond Topi e krijoi me qëllimin për t?u zhvilluar larg bulevardit të kryeqytetit, në bregdetin e Sarandës, por që pas pesë vitesh ai do ta zhvillojë aktivitetin e tij në ?Universitetin e Arteve?. Arsyeja!

"Prania e kineastëve shqiptarë ishte relativisht e vogël".

Saranda e kishte privuar ?Dea-n? nga një prej gjinive më të bukura të kinemasë.

"Filmi dokumentar do të jetë prezent".

Për çdo edicion organizatorët mendojnë oferta të reja për njerëzit të përfshirë në industrinë shqiptare të filmit. Në takimin e gjashtë me ata është menduar ekskluzivisht për aktorët.

"Duke tentuar të fusim e-casting, kjo do të thotë që aktorët tanë më të mirë mund të plotësohen shumë mirë në filma europianë nëpërmjet kësaj teknologjie të re".

Nis në 2 për t?u mbyllur më 8 Maj. Harta e filmave për t?u projektuar është nga e gjithë bota, por peshën më të madhe e mbajnë prodhimet evropiane, mes të cilëve edhe shfaqja e ?Arbëria?, prodhimi italian dedikuar arbëreshëve që po bën suksesin e tij në kinematë e vendit fqinj.

Tv Klan