Sot samiti i Berlinit, Rama koke me koke me Merkel

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama mbërriti në Berlin ku pas pak pritet të nisë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të samitit informal të Ballkanit Perëndimor.

Takimi kokë më kokë me Ramën, i dyti në axhendën e kancelares pas atij me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, pritet të ketë në fokus  qëndrimin e Gjermanisë për çeljen e negociatave për Shqipërinë në muajin qershor. Nuk dihet nëse pjesë e bisedës së mbyllur Rama-Merkel do të jetë edhe situata politike në Shqipëri dhe bojkoti i opozitës.

Burime nga qeveria thanë për TV Klan se kryeministri do të takohet më pas me shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

Mediat raportojnë se ekziston një dokument me rezultatet përfundimtare të Samiti, që do të firmoset nga pjesëmarrësit, një nga pikat e të cilit është marrëveshja përfundimtare me Kosovës dhe Serbisë. Por një fakt i tillë u mohua nga kryeministri kosovar Haradinaj dhe presidenti Thaçi.

Pas një takimi me diasporën në Berlin, Thaçi e vuri theksin te mbështetja e SHBA-ve në dialogun Prishtinë Beograd.

Në kundërshtim nga Haradinaj, Thaçi është shprehur pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Të dy iu shmangën pyetjes së gazetarëve nëse e kanë unifikuar qëndrimin e tyre.

Tv Klan