Besimtaret ortodokse festojne Pashken

  • 5 years ago
Mijëra besimtarë ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën. Në Tiranë, mesnatën e së shtunës besimtarët iu drejtuan meshës në Katedralen ortodokse ?Ngjalla e Krishtit? në kryeqytet, e cila u mbajt nga kryepeshkopi Anastas, i cili lajmëroi besimtarët se Krishti u Ngjall.

Në Korçë, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër ortodoksit kanë marrë pjesë nëpër mesha duke ndezur qirinj dhe lutur për paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e tyre.

Me shprehjen ?Krishti u ngjall!? besimtarët festuan atë që njihet si moment i veçantë i besimit, ringjallja e Krishtit tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, një simbolikë për rilindjen e shpresës.

Edhe këtë vit krerët e politikës kanë uruar besimtarët ortodoksë. Nga Katedralja "Ngjallja e Krishtit",  Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi më shumë reflektim dhe bashkëpunim për të mirën e përbashkët.

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook me një video nga Kisha e Marmiroit në Orikum të Vlorës, uroi besimtarët për Pashkë sa më të Gëzuara. Urime përmes rrjeteve sociale ka ndarë me besimtarët edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha.