#rtvora
Liqeni i Kasharit do të kthehet tashmë nënjë destinacion perfekt për një fundjavë me familjen ose shoqërinë, ku mund të shijoni një piknik pranë liqenit dhe në ajër të pastër. I shfrytëzuar për shumë vite thjesht si një rezervuar për ujitjen e tokave në zonë, është shndërruar në një nga hapësirat më tërheqëse të Tiranës, duke shtuar dhe hapësirën e gjelbërt përreth tij. Bashkia e Tiranës së bashku me punonjësit e OSHEE kanë mbljellë 60 pemë në këtë zonë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi OSHEE-në për përgjegjësinë sociale që tregon duke shtuar se në mandatin e dytë puna do të vijojë me investime të reja për ta kthyer atë në një park me të gjitha standardet.
?Është një provë konkrete se kompanitë shtetërore mund të menaxhojnë më mirë edhe se kompanitë private. E kemi parë këtë me kompaninë e pastrimit të Tiranës, me OSHEE-në, dhe besoj fort, si i majtë, si socialist, që po, është e mundur që kompanitë shtetërore, përveç bilancit ekonomik, të kenë edhe një bilanc social. Fillimisht markuam territorin, duke e rrethuar me gjelbërim, pastaj siç vepruam në Farkë, filluam me rrugët pedonale. Jam i bindur se mandatin e dytë do të jetë padyshim një nga parqet e reja, me korsitë dhe me të gjithë shërbimet e tjera, vërtet për t?u patur zili, dhe për të rritur standardin?, deklaroi Veliaj.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë OSHEE-së, Klevis Jahaj u shpreh se kjo nismë është një mënyrë për të kontribuar për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet.
?Sektori i energjisë normalisht ka një efekt të caktuar në gjithë mjedisin që na rrethon dhe jo rastësisht kemi zgjedhur pikërisht Kasharin, ku kemi edhe dy nënstacione këtu, të cilët kanë një impakt në komunitet dhe në ambientin që na rrethon. Për këtë arsye gjithë punonjësit e Drejtorisë Rajonale e përqafuan këtë nismë të Bashkisë së Tiranës për t?u bërë pjesë dhe për të dhënë një kontribut sado të vogël në fondin total të bashkisë për rritjen e gjelbërimit të Tiranës?, tha Jahaj.
Në këtë mënyrë, pas Parkut të Liqenit, atij të Farkës dhe të Vaqarrit, Tirana do të bëhet edhe me një ?mushkëri? tjetër.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/oshee-i-bashkohet-aksionit-mbjelljen-e-pemeve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category
📺
TV