Zbardhet deshmia e Alkond Bengasit

  • 5 years ago
Tv Klan ka mundur të zbardhë deklarimet e plota të Alkond Bengasit dhe dinamikën dhe personat që kanë marrë pjesë në grabitjen e Rinasit ne 9 Prill. Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë tre të arrestuarve Renaldo Sula, Oltjon Veseli dhe Saimir Çela, e cila disponohet e plotë, zbardhen të gjitha rolet e të prangosurve dhe atyre që janë shpallur në kërkim.

Sipas deklarimeve të 34 vjeçarit Bengasi, i cili është dhe i afërm i Klement Çalës, sqarohet se, çdo gjë ka nisur para 6 muajsh në një drekë në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm Admir Murataj, Klement Çala, Eldi Çala, Talo Çela, një shtetas kosovar me pseudonimin ?Daja?, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltion Veseli dhe një person me emrin tani.

Në dosjen e Prokurorisë, e cila bazohet në dëshminë e Begasit, thuhet se pas arratisje nga Greqia, Klement Çala dhe Admir Murataj kishin hapur një restorant sëbashku në zonën e Liqenit të Thatë aty ku banonin të dy. Po ne dosje thuhet se Alkond Bengasi është marrë në pyetje për vrasjen e avokatit Ravik Gurra duke qenë se konsiderohej kontingjent kriminal.

Bashkë me të është pyetur dhe babai i Klement Çalës. Për këtë arsye ky i fundit e ka lajmëruar që të ketë kujdes se policia mund t?i ketë vendosur përgjues dhe se këto ditë do të dëgjonte një tronditje të madhe duke nënkuptuar grabitjen. Gjithashtu në dosje jepen detaje edhe për takimet që ai kishte patur me Admir Muratajn 6 ditë para grabitjes. Mësohet se Admir Muratajt, gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe një bllokues valësh telefoni. Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Elton Piklin, të arrestuarin e 5-të të grabitjes së Rinasit.  32-vjeçari nga Kruja ka mohuar akuzat duke këmbëngulur se nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Edhe i prangosuri tjetër, Oltion Veseli, kërkon lirinë në Apel.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended