Nis prodhimi i kartes se studentit

  • 5 years ago
Nis prodhimi i kartës së studentit. Gjatë një dëgjese me studentët e Universitetit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se brenda këtij sezoni universitar, ky dokument do të shpërndahet për gjithë studentët që mësojnë në universitetet e Tiranës.

?Karta është dizenjuar dhe tashmë ka nisur prodhimi. Ne do të jemi në gjendje që javën e tretë të Majit të fillojmë ta shpërndajmë dhe të fillojmë ndoshta nga universitetet e vogla të Tiranës, me më pak studentë, që të testojmë çështjen e përdorimit, derisa pastaj ta masivizojmë në fund të këtij semestri, ose në mes të Korrikut, në varësi kur është shtyrë kalendari i mësimdhënies, për t?u siguruar që të gjithë studentët të kenë kartën e tyre?, tha Veliaj.

Duke u ndalur te lehtësirat dhe mundësitë që krijon karta studentore, Veliaj tha se shumë kompani private janë shprehur të gatshme që të bëhen pjesë e lehtësirave dhe ofrimit të shërbimeve me kosto të ulët për studentët.

?Jam i lumtur që menjëherë pas dëgjesës që bëmë me Ministren e Arsimit kanë qenë një duzinë, 10-12 kompani private nga ato që ofrojnë ushqim, te ato që ofrojnë rroba, kancelari, ose shërbime të tjera, që u ofruan menjëherë të ishin pjesë e këtij projekti. Jam i bindur që edhe pas dëgjesës së sotme do ketë shumë kompani që pasi të dëgjojnë ministren e Kulturës se ku ofrohen shërbimet, do duan të bashkohen?, u shpreh Veliaj.

Duke u ndalur tek përmbushja e detyrimeve në kuadër të paktit për universitetin, Kryebashkiaku i Tiranës tha se ka nisur punën për rikonstruksionin e shumicës së konvikteve në Qytetin Studenti, ndërsa shumë shpejt do të fillojë kantieri edhe në 5 konviktet e tjera te Inxhinieria e Ndërtimit.

Tv Klan