Patozi: Eshte e pamundur te prishen zgjedhjet

  • 5 years ago
Astrit Patozi, koordinatori i partisë më te re politike, ?Bindja Demokratike?, deklaron se opozita e ka të pamundur që të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

?Njerëzit nuk janë të prirur sot që t?i kthehen ?97. Nuk e gjej tek shoqëria konfliktin që është mes partive. Jo ata nuk mund t?i bllokojë zgjedhjet. Askush nuk mund të ndalojë tjetri pse nuk bën si ti. E konsideroj vëllavrasëse një përplasje civile, atë dhe që paralajmërojnë që kjo mund të ndodhi e konsideroj terrorizëm politik. Por asgjë nuk ka për të ndodhur?.

Në emisionin ?Opinion?, Patozi deklaroi gjithashtu se partia e tij do të hyjë në zgjedhjet e 30 Qershorit, por pranoi se aktualisht është e papërgatitur për të dalë me emra konkretë. Ai përjashtoi mundësinë e futjes në një koalicion.

?Ne duhet të marrim pjesë në zgjedhje, edhe nga këto zgjedhje. Jemi të papërgatitur sot për emra konkretë. Ideja ime është që të marrim pjesë në gjithë Shqipërinë. Ne nuk kemi nevojë për koalicion, sepse ne duhet të provohemi që kjo gjeja jonë ngjit apo jo?.

Patozi mund të bëjë koalicion me partitë e tjera, vetëm me një kusht:?Do të bëj koalicion me Ramën apo Bashën vetëm për ndryshimin e Kodit Elektoral?

Ai u shpreh se dera e Bindjes Demokratike është e hapur për çdo deputet.

Tv Klan