Fillon vaksinimi i nxënësve në të gjitha shkollat

  • 5 years ago
Rreth 500 nxënës në 11 shkolla në territorin e Shkup pritet të vaksinohen gjatë ditës kundër fruthit. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, Zllate Memedoviq shpreson se ky tentim për rritjen e numrit të fëmijëve të vaksinuar më vaksinën kundër fruthit do të jetë i suksesshëm, për dallim nga tentimi i kaluar, i cili sipas tij dështoi për shkaqe organizative. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se gjatë një ditë më parë janë hasur 13 raste të reja të personave të prekur nga fruthi, dy prej të cilëve janë mbajtur për trajtim në spital.