• 4 years ago
TIRANË- Të gjitha shkollat, shtetërore ose private, në fshat apo në qytet në vendin tonë, do i referohet të njëjtin udhëzim të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për hapjen e tyre në fund gushti dhe fillim shtatori. Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi në një intervistë për Report Tv, e sheh të zbatueshëm në masën 100% këtë udhëzim, pavarësisht vështirësive që mund të hasen gjatë rrugës.

"Sigurisht ne kemi ndjekur rekomandimet e OBSH dhe të qendrës Europiane të Kontrollit të sëmundjeve për këtë udhëzues. Edhe gjatë fundvitit shkollor 2019-2020 ne patëm një udhëzues që u përshtat për maturat dhe pak a shumë ishim të përgatitur, por në këtë rast është punuar më tej për të krijuar një udhëzues për vitin shkollor 2020-2021. Është puna e ekspertëve tanë që kanë punuar për hartimin e këtij udhëzuesi. E dimë që te klasat e shkollat 9-vjeçare dhe të mesme është i lartë, por nëse do të punohet me turne, që do të përcaktojnë një grafik të caktuar apo përshtatjen e të gjitha ambienteve për t'i vënë në dispozicion ambiente ku do të zhvillohet mësimi. Është një udhëzues standard që do të respektohet nga shkollat shtetërore dhe private", tha Dervishi.Ajo ka dhënë detaje se të gjithë rrugëtimin që do të ndjekë një nxënës, që nga hyrja në shkollë, ulja në banka dhe kthimi për në shtëpi. Dervishi sqaron prindërit se maska duhet të mbahet edhe në furgonin e shkollës.

Category

📺
TV

Recommended