• 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-30-sezoni-11/

Këtë të diel në ?Shihemi në Gjyq? tek ?E Diela Shqiptare? në Tv Klan ishin të ftuar Pandeliu dhe bashkëshortja e tij, Lisaveta. Pavarësisht se kanë 42 vite martesë, fëmijë, nipër e mbesa, ata jetojnë të ndarë si pasojë e disa konflikteve për prona.

Pandeliu bën fajtore Lisavetën për faktin se ka mbetur pa shtëpi. Që në momentin që Pandeliu është martuar me zonjën Lisaveta, kanë jetuar në shtëpinë e prindërve të Lisavetës. Në një moment të caktuar, prindërit e Lisavetës largohen dhe shkojnë e jetojnë në një tjetër shtëpi, që është edhe një shtëpi kulture në qytetin e Korçës, një shtëpi e vjetër e gjyshes së Lisavetës nga mamaja. Kjo ndërtesë shtetërore kalohet në emër të zotit Pandeli dhe zonjës Lisaveta. Nga kjo shtëpi, meqenëse donin t?ju fusnin një qiraxhi, ata largohen dhe shkojnë në një shtëpi më të vogël, ku qëndrojnë vetëm fëmijët.

Në vitin 1984 vdes babai i zonjës Lisaveta, ndërsa nëna rron vetëm. Meqenëse vuante nga sëmundja e sklerozës, mblidhen motrat e Lisavetës dhe vëllai dhe vendosin që kush do të mbajë mamanë në këtë shtëpi, do të marrë edhe shtëpinë. Atëherë Lisaveta dhe bashkëshorti u vendos se do të mbanin nënën. Lënë apartamentin shtetëror dhe kalojnë bashkë me mamanë në shtëpinë e vjetër. Në vitin 1987 vdes edhe mamaja e Lisavetës. Që nga ky moment deri në vitin 1999 ata kanë vazhduar të banojnë në këtë shtëpi, ndërsa më pas nuk kanë shkelur më aty.

?Këta zotërinj hoqën dorë nga dy apartamente shtetërore, pra nga i pari që e lanë që do futej një qiraxhi dhe nga i dyti për tu zhvendosur tek mamaja, dhe nuk përfituan asnjë pronë, siç morën motrat dhe vëllai i zonjës Lisaveta, me idenë që motrat dhe vëllai do ju falnin pjesën në shtëpinë e vjetër ku jetuan dhe pleqëruan mamanë. Por kjo nuk ndodhi. Ky është konflikti?, tha Zonja Eni.

Një motër e mbajti fjalën dhe e dha pjesën e saj, ndërsa motra tjetër dhe vëllai nuk e bënë. Ata përfituan edhe shtëpi shtetërore edhe pjesën në shtëpinë e vjetër.

?Sot këta zotërinj janë pa pronë. Se si është e mundur, që në këtë shtëpi që duhej t?ju takonte të gjithë fëmijëve dhe një daje në SHBA, kjo shtëpi sot figuron vetëm në emër të vëllait të Lisavetes.?

Pandeliu: Unë besova tek këta njerëz, e mbajta unë nënën e tyre, e mbajti dhe Lisaveta, por ishte nëna e saj. Të tjerët nuk shkuan, shkova unë. Megjithatë, nuk jam pishman që e mbajtëm sepse e kishte nënë.

Lisaveta: Pandeli, të lutem shumë. Pse me grindje për këto muhabete. Ç?faj të kam unë?

Pandeliu: Ti ke faj se ke vënë një firmë siç thonë ata, ku hequr dorë nga prona.

Lisaveta: Le të dalë firma që kam bërë unë. Unë skam vënë asnjë firmë asgjëkund. Si heq dorë unë nga prona ime?

Pandeliu: E ka autorizuar atë.

Lisaveta: Kë kam autorizuar unë ore Pandeli? Ti kur s?më beson mua, kë do të besosh?

Pandeliu: Ne kishim Merko Muhametin, nuk kishim njeri tjetër. Atje del sikur ai tjetri ësh...

Category

📺
TV

Recommended