Report TV - Bardhi: Lleshaj, mbetje e komunizmit, dorëzova prova për dhunën

  • 5 years ago
Organizatori i protestës së opozitës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është thirrur mesditën e së hënës në Prokurorinë e Tiranës, për t'u pyetur për padinë ndaj ministrit Lleshaj dhe Policisë së Shtetit.

Bardhi pretendon se Policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, e ndërsa njofton se ka depozituar fakte dhe prova për veprimet e paligjshme të uniformave blu ndaj protestuesve. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Bardhi në cilësinë e organizatorit të protestës, tha se padia është ngritur sepse Prokuroria nuk nisi hetim ndaj drejtuesve të policisë, por vetëm ndaj protestuesve, të cilët sipas tij, nuk kanë vepruar konform sipas ligjit, por protestuan paqësisht.

"Isha sot në Prokurori i thirrur nga organi për të dhënë sqarime mbi padinë për Lleshajn dhe Policinë, për dhunën në protestë. Kam dhënë fakte dhe prova për veprimet e paligjshme të policisë, që me urdhër politik kanë sulmuar qytetarët të protestojnë. Prokuroria ka pasur detyrimin ligji,të niste kryesisht hetimet ndaj drejtuesve të policisë, gjë që nuk ka ndodhur prandaj ne ngritëm padinë. Prokuroria nuk është një organ në varësi të Ministrisë së Brendshme. Sot ka 40 qytetarë që janë në burg, pa asnjë provë vetëm se kanë protestuar, nuk ka asnjë hetim ndaj askujt që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët. Lleshaj e quan protestën, ngjarje kriminale të madhe ndërsa vjedhjen në aeroport e quan incident. Jemi para një qeverisë që qeverisë si bandë. Fundi i prokurorëve të korruptuar do të jetë i njëjtë me fundit e qeverisë. Ministri i Brendshëm është një mbetje e kohës së komunizmit, koha kur protesta trajtohet si puc kushtetues, ka përfunduar 30 vite më parë, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë prokuror dhe as ministër që i i ndalon qytetarët", tha Bardhi.

Recommended