Xing me Ermalin/Ia ke thene mamit heren tende te pare?

  • 5 years ago
Rita dhe Roza Lati gjithnjë kanë treguar hapur lidhjen e tyre të ngushtë. Por mbrëmjen e sotme në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan ato shkuan më tej dhe treguan detaje nga marrëdhënia e tyre nënë e bijë.
Drejtuesi i ?Xing? Ermal Mamaqi pyeti moderatoren Lati nëse i ka treguar nënës së saj herën e parë që ka fjetur me një djalë. Roza tha se nuk mban mend se si ia ka treguar, por tha se nëna e saj iku nga shtëpia.
Ermal Mamaqi: Ju keni një marrëdhënie shumë të ngushtë, jeni shoqe. Unë di që shoqet ia thonë njëra-tjetrës të gjitha.
Rita Lati: Po, po i themi të gjitha, larë apo pa larë.
Ermal Mamaqi: Roza ia ke thënë mamit herën tënde të parë?
Rita Lati: Ma ka thënë që ç?ke me atë punë.
Roza Lati: Nuk mbaj mend si ia thash, por mbaj mend reagimet e Rita Latit. Kaloi tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Ulëriti, u mërzit dhe u mallëngjye. Iku nga shtëpia dhe u kthye pas 15 minutash me një tortë.
Rita Lati: Kërcen prifti nga belaja. Ç?të bëja? Doja të bëja mamanë moderne, trishtimin e kishe, por u ndjeva edhe mirë sepse u ndjeva shoqja e saj më e mirë. Të gjitha ia zbuloj, më merr të keqen./tvklan.al

Recommended