Mblidhet Task Forca per turizmin

  • 5 years ago
Në prag të sezonit turistik, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi mblodhi task forcen e turizmit në velipojë. Ai tha se ndarjet e plazheve duhet të jenë gati brenda muajit maj, në mënyrë që të mos përsëritet situata e viteve të shkuara me nderhyrjen e policisë.

"Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave përcaktoi se duhet të jemi shumë më përpara në ndarjen e plazheve, kontroll do të jetë në sezon, por para se të merren lejet e operatorëve. Nuk do të lejohet të ketë një operator, pa vendosur një orar plazhi  pa siguruar pastërtinë dhe pa ndarë një dakortësi me kryetarin e bashkisë, për mënyrë sesi do të funksionojë stacioni i plazhit?.

Ministri Klosi kërkoi nga operatorët tursitikë të zbatojnë të gjitah rregullat për një vit të sukseshëm turistikë si ai i vitit 2018.

Tv Klan