Rreze Dielli 9 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Turli me thjerrza

  • 5 years ago
Turli me thjerrzaL:

Përbërësit:
1 kokërr qepë
2 thelpi hudhër
1 degë selino
2 karrota
1 patate
1 kungull
1 spec i kuq
1 spec jeshil
½ thjerrëza
4 lgj vaj ulliri
uthull
1 gjethe dafinë
kripë + piper i zi

Përgatitja:
Shpëlajmë thjerrëzat dhe i japim një valë për 5 minuta në temperaturë mesatare, i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim në të qepën e prerë në kubikë, hudhrën në copëza dhe i kaurdisim sa të zbuten pak, por jo të marrë ngjyrë. Shtojmë karrotat, patatet, selinonë, kungullin dhe i kaurdisim së bashku duke shtuar specat, të gjitha perimet e prera në kubikë, një domate, thjerrëzat, kripë, piper e dafinë dhe i përziejmë mirë duke i shtuar ujë të nxehtë baraz me nivelin e perimeveI lëmë të ziejnë për 15 minuta dhe më pas është gati për tu shërbyer.