Rreze Dielli 16 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Tortë e thjeshtë me puding dhe biskota

  • 5 years ago
Tortë e thjeshtë me puding dhe biskota

Përbërësit:

1 gotë sheqer

1.2 litër qumësht

3 pako puding vanilje

150 gr gjalp

180 gr ajkë (schmand)

400 gr biskota pa yndyrë

4 banane ose reçel

200 ml pana ëmbëlsire

100 gr arra

Përgatitja:

Vendosim 1 litër qumësht të ngrohtë në zjarr. Në një tas vendosim sheqerin, pudingun, qumështin e mbetur dhe tresim mirë sheqerin dhe pudingun. Në momentin që zien qumështi, shtojmë pudingun e tretur në qumësht, i përziejmë mirë deri sat ë marrë valë për 1 minutë dhe e largojmë.

Gjalpin e kemi prerë në kubikë dhe e shtojmë në pudding, pasi e kemi larguar atë nga zjarri duke e përzier me tel dore. Shtojmë edhe 180 gr ajkë (schmand).

Thyejmë biskotat në copa mesatare ( në katërsh) dhe i shtojmë në tenxheren me pudding, i trazojmë ngadalë.

Lyejmë një tavë me pak gjalp. Shtojmë gjysmën e biskotave me pudding në tavë dhe e nivelojmë atë. Presim bananet për së gjati dhe i vendosim në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Mbulojmë bananet me pjesën tjetër që teproi me biskota dhe pudding dhe e novelojmë mirë.
E vendosim tepsinë në frigorifer të ftohet. Rrahim 200 ml pana ëmbëlsire dhe nxjerrim tepsinë nga frigoriferi. Shtrojmë një shtresë të hollë mbi të dhe e vendosim përsëri në frigorifer për 2 orë. Pas 2 orësh e spërkatim sipër me arra të grira dhe mund ti shërbejmë.
Shënim: Mund të shtoni edhe reçel sipër shtresës me banane nëse dëshironi.

Recommended