Reka: Duke votuar kandidatin shqiptar, ndaloni eksodin shqiptar

  • 5 years ago
Kandidatët për president vazhdojnë aktivitetet e tyre, për të fituar besimin e qytetarëve. Nga Dibra, kandidati për president Blerim Reka, I cili mbështetet nga ASH dhe Lëvizja BESA, ka deklaruar se për 20 vite, koncepti i shtetit e ka zbrazur çerekun e popullsisë. Sipas tij, ky koncept i shtetit për 20 vite të tjera do ta arrijnë qëllimin të cilin nuk e kanë arritur edhe ata më të këqijtë që kanë bërë eksperimente me egsodet shqiptare. Për këtë arsye Reka ka ftuar dibranët që të votojnë për të, pasi ata janë sovrani që vendos dhe që ka në dorë fatin e popullit.