Haradinaj akuzon Mogherinin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

0 views
http://www.vizionplus.tvhttps://facebook.com/VizionPlusTVhttps://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj akuzon shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini se ka shkaktuar trauma në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit.Ramush Haradinaj: Unë bëra shumë kujdes, që të mos them se cilat janë vështirësitë që Agjenda Europiane ka pengesa për t?u zbatuar por një vështirësi të madhe e kemi nga komisionerja Federica Mogherini për faktin se e ka devijuar dialogun me ndërrim të territoreve?. Federica Mogherini na ka shkaktuar trauma politike të brendshme e edhe në rajon. Fatkeqësisht një pjesë e energjisë time dhe të qeverisë time është dashur të shkohet atje dhe të kundërshtohet një temë si kjo.Çështjen e shkëmbimit të territoreve kreu i qeverisë e diskutoi dhe me dy deputetë të Bundestagut gjerman. Peter Bauer nga partia CDU dhe Christian Schmitd nga CSU konfirmuan edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë kundër ndryshimit te kufijve.