• 5 years ago
#rtvora
Pas vendimit të qeverisë për rritjen e pensionve me 2.8%, pensionistët shprehen pesimistë. Ata thonë se pensionet e tyre janë të pamjaftueshme dhe se kërkesa e tyre ka qenë në masën 10%.

Qytetarët shprehen tepër pesimistë për rritjen e pensioneve që qeveria do të bëjë nisur nga 1 prilli i këtij viti.

Po kjo rritje duket se nuk i ka kënaqur pensionistët të cilët thonë se është e pandjeshme në xhepat e tyre.

"Nuk më ndihmon fare, 115 më ka rënë pensioni".

" Që kur ka ardhur 1 mijë lekë na e ka ngritur. Asgjë, mezi jetojmë".

" Është i pallogaritshëm".

"3 mijë lekë të vjetra, gjithmonë kështu kanë bërë me ne".

" Asgjë dhe mos ta kujtoj më se edhe ne pensionistët do të jemi aty (protestë)".

Sipas pensionistëve, kërkesa e tyre për rritjen e pensioneve ka qenë në masën 10%.

"Kemi kërkuar për 10% për vite të tëra dhe nuk është plotësuar".

"Të rritet të paktën 10%".

Nga rritja e pensioneve prej këtij vendimi të marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë do të përfitojnë rreth 665 mijë persona në rang vendi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pensionistet-duan-me-teper-kerkuam-rritje-me-10-te-pensioneve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended