• 5 years ago
Haxhi Memolla është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Rrogozhinë. Me sloganin “E gjithë vëmendja për ju”, Memolla garon për të fituar zemrat e rrogozhinasve, dhe për të siguruar një mandat 4-vjeçar në këtë bashki. Por kush është Haxhi Memolla?

Memolla ka një pasion të madh për tallavanë. Në një video të xhiruar në restorantin “Memolla”, pronë e tij, ai shihet teksa e hedh paranë si letër në një mbrëmje festive në këtë ambient.

Ai iu ngjit paratë në ballë me radhë grupit muzikor që udhëhiqej nga Marseli, personazhi i njohur i tallavasë në Tiranë dhe jo vetëm. Shumëkush pyet se kush është Haxhi Memolla, të cilit, socialistët ia shkurtuan mbiemrin për “ëmbëlsim”, duke ia prezantuar qytetarëve në lista si “Haxhi Molla”.

Kontributi i tij për socialistët nuk është dhe aq modest. Në vitin 2012, ai ia doli që të rikthejë në vëmendje degën e PS në këtë qytet, kur një sherr epik mes tij dhe Elvis Roshit, u kthye në lajmin e ditës në kryeqytet. Elvis Roshi, ish-kryetari protagonist, me një vizibilitet nacional për socialistët e Kaavajës, u akuzua se qëlloi me grusht Haxhi Memollën, kur ky i fundit ishte duke folur në podium.

Sensacioni ishte i madh, turma u ekzaltua, kur Roshi u ngrit mbi karrige, më pas qëlloi me radhë të gjithë anëtarët e Asamblesë së Rrogozhinës. Ja çfarë thoshte viktima e këtij sherri, Haxhi Memolla në vitin 2012 për gazeta “Mapo”.

“Në kohën që doli zoti Xhavit në podium për të fol, gjatë fundit, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, iu drejtua Xhavitit dhe i tha: Ik shiko Rrogozhinën dhe mos shiko Kavajën. Unë që isha i pranishëm në sallë i thashë që Rrogozhinën e kemi parë se kemi 20 vjet që fitojmë së bashku me Partinë Socialiste. Në këtë moment më gjuan mua me grusht, u ngrit sipër karrigeve dhe në sallë futet policia bashkiake dhe nxjerr jashtë sallës të gjithë anëtarët e Asamblesë përfaqësues të Rrogozhinës dhe Sinaballit. Pra, i nxori me forcë jashtë sallës. Ndërkohë që në këtë moment që në sallë kishte hyrë policia bashkiake ai i gjuan dhe ish-deputetit Ibraim Kalemi, në vitet ’90, dhe e lë me shenjë në fytyrë. Pra, bëhet fjalë për kryetarin e grupit të këshilltarëve të qytetit Rrogozhinë. Më gjuan mua dhe gjithë anëtarëve të Asamblesë së Rrogozhinës dhe Sinaballës.”

Category

🗞
News

Recommended