Diplomatët në zyrën e Bashës, në lëvizje për krizën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kur është mbushur 1 muaj nga moment kur opozita dogji mandatet; në Tiranë kan mbërritur përfaqësuesit e ministrisë së Jashtme Gjermane.Christian Hellbach, drejtori për Europen Juglindore dhe Turqinë si dhe Thomas Ossoëski drejtori për politikat e BE; kanë takuar liderët kryesore politike në vend.Mëngjesin e së premtes përfaqesuesit e ministrise së Jashtme gjermane kanë takuar kryeministrin Edi Rama e me pas liderin e opozitës Lulzim Basha.Asnjë prej protagonistëve nuk ka bërë komente për median, por kjo vizitë ne Eirane zhvillohet në një moment që opozita ndodhet jashtë parlamentit e po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale.Me herët në selinë e PD-së mbërriti edhe ambasadori britanik Duncan Norman, i cili gjithashtu shmangu komentet për mediat.Te gjitha levizjet e ambasadoreve vijnë vetëm një ditë pas protestës se 6 të opozitës kunder qeverisë.Deri me tani ndërkombëtaret jane pozicionuar kundër djegies së mandateve dhe ambasadori i BE-së Soreca ka bërë thirrje për dialog mes mazhorances dhe opozitës.

Recommended