Boom - 21 mars 2019 - Në fshatin që mos të rëntë vdekja, Povelça pa varrezë

  • 5 years ago
#rtvora

Mungesa e një varreze në Povelçë të Njësisë Dërmenas në Fier, përbën një shqetësim madhor për komunitetin e kësaj zone.

Banorë të fshatit kërkuan që emisioni investigativ ?BOOM? të trajtojë këtë problematikë , pasi ditë pas dite po përballen me vështirësi.

Në fshat banojnë komunitete të përziera nga zona të ndryshme të vendit, të cilët u shpërngulën në fillim të viteve ?90 dhe erdhën aty për të filluar një jetë të re.

Para disa viteve, parcela që u caktua për varreza u privatizua dhe kështu në të nuk u ndërtua kurrë një e tillë.

Për ?BOOM?, banorë të zonës deklaruan se janë detyruar që të ndjerët t?i varrosin në zonat e origjinës, në fshatrat më të afërt ose në Fier, ku duhet të paguajnë edhe vendin e varrit.

Banori: Problemi i varrezave ekziston prej shumë vitesh.Kush ka mundësi i çon në Shën Pjetër, por do shkojnë njëherë të thonë atje se është fshati tjetër. Mirëpo këtu janë të ardhur, i çojnë në Korçë, i çojnë andej nga vijnë. Ka patur raste me nga dy-tre ditë. Edhe kur shkojmë te njeri-tjetri themi ku do ta çosh për varrim?

Banori: Asnjë nuk është varrosur. Është caktuar toka dhe asnjë nuk është varrosur.Kanë hedhur edhe pisllëqe atje.

Banori: Po t?i çosh në Fier duhet të blesh tokë private. Është i vemti fshat në Shqipëri pa varreza. Administratori nga fshati është. Nuk ka bërë asgjë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-ne-fshatin-qe-mos-te-rente-vdekja-povelca-pa-varreze

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz