Nis regjistrimi i pyjeve

  • 5 years ago
Në të gjithë Shqipërinë ka startuar procesi i regjistrimit të pyjeve dhe kullotave, të cilat do të kalojnë më pas në pronësi të bashkive. Kolonja është e para bashkia që ka marrë në mënyre simbolike certifikatën e pronësisë nga ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi.

Blendi Klosi: Është një proces që nuk ka qenë i lehtë, proces që ka vite që projektohet por që tashmë ne kemi fillimet e para të disa rezultateve konkrete. Ajo që shikojmë në hartën e Shqipërisë, është që vetëm një pjesë e saj është e mbuluar nga kjo fazë e parë e projektit , por që kjo pjesë padyshim përfaqëson edhe një nga potencialet e vërteta të fuqisë sonë pyjore. Po të shikosh në hartat e tjera të këtyre 19 bashkive, edhe në këtë hartë që është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe në 728 zona kadastrale vetëm një pjesë e tyre janë regjistruar.

Kalimi i pronësisë së këtyre zonave tek bashkitë synon të frenoje shfrytëzimin e sipërfaqeve dhe kullotave, por krijon edhe hapësira të reja për investime.

Tv Klan