• 5 years ago
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita protestoi sërish para Kuvendit. Në krye të saj nuk ishte lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ndodhet në Bruksel, ne kongresin e Partive Popullore Europiane.

Përplasjet nuk munguan as këtë radhë. Të parët ishin banorët e Unazës së Re, që u përballën me efektivët e policisë pranë Ministrisë së Brendshme. Përfaqësuesit e partisë Demokratike e quajtën Kuvendin ilegjitim. Protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë para hyrjes së Kuvendit.

Në drejtim të forcave të rendit u hodhën vazhdimisht tymuese dhe shashka, por policia nuk e pa të nevojshme përdorimin e gazit lotsjellës.

Disa mbështetës të Partisë Demokratike përdorën dhe tarracën e selisë për të hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit. Më pas protesta u spostua drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku opozita thotë se mbahen të shoqëruar disa protestues.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një reagim në Tëitter, tha se protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit. Ai i ftoi qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale, ndërsa shprehu mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të policisë.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended