Ora News - Pse protestuan qytetarët?

  • 5 years ago
#oranews
Protesta e së shtunës nuk ishte vetëm protesta e kauzave të mëdha të politikës.

Ishte edhe tubimi i qytetarëve të thjeshtë, të cilët bulevardi para Kryeministrisë i bashkoi për të njëjtat arsye, ato ekonomike.

Protestues: "Jam pa bukë, pa lekë. E kam marrë bukën me vete, dy vezë të ziera dhe dy copa bukë, nuk kam lekë."

Protestues: "Populli është në pikë të hallit. Jam vetë i teti dhe nuk kam asnjë në punë. Jam në qiell të hapur."

Protestuese: "Kam dy fëmijë të rritur, pa punë dhe nuk i paguaj dot studimet sepse na kanë hequr nga puna. Jam vetëm me një rrogë. Është 2019 dhe kërkojmë bukë."

Shumë syresh erdhën nga zona të largëta drejt Tiranës në emër të fëmijëve e të afërmve që për shkak të papunësinë janë detyruar të largohen jashtë vendit.

Ndërsa protestuesit simpatizantë të partive të opozitës, ishin në unison me liderët e PD dhe LSI duke kërkuar largimin e qeverisë për shkak të krimit dhe korrupsionit.

Protestuese: "Rama largohu. Larg duart nga ky vend, larg duart nga ky popull."

Qytetarët u shprehën se ishin të përgatitur të qëndronin gjatë para Kryeministrisë edhe pse protesta përfundoi 4 orë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pse-protestuan-qytetaret

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz