Ora News - Familja Llapaj pranon ofertën: Të më kalojë lekët në bankë, iki brenda 10 orëve

  • 5 years ago
#oranews
Situata e tensionuar që u krijua në banesën në zonën e "Petro Ninit", ka ngritur sërish pretendime mes palëve. Pronari i truallit, Aleksandër Gavoçi, ndërsa sqaron për dokumentacionin e pronës, thotë se ka bërë disa përpjekje për të arritur një marrëveshje, gjë që është refuzuar nga banorët.

Nga ana tjetër, familjarët të njohur me këtë situatë, sqarojnë pozicionin e tyre.

Luan Llapaj: Edhe pse ju kam ofruar nga ana njerëzore sipërfaqe banimi dhe shpërblim monetar secilës prej 150 mijë euro familjes Llapaj dhe Dervishi nuk pranojnë të lirojnë banesën.Nuk mi ka ofruar por tani meqë i ka shkruar, unë e lë shtëpinë fare dhe marr vetëm plaçkat dhe dal të nesërmen. Nuk zgjat me tepër se 10 orë, të mi kalojë lekët në bankë, shkoj dhe i verifikoj, firmos dhe iki.

Gjatë mesditës të së mërkurës, në banesë ka ardhur një letër tjetër nga përmbarimi, kësaj here për familjen Dervishi.

"Para një ore na erdhi letra e përmbarimit. Kemi 21 vite terror psikologjik nga ky person. Shtëpinë e kam blerë nga Enti i Banesave, kam 65 vite këtu".

Familjet Llapaj dhe Dervishi kanë më shumë se 2 dekada që enden gjyqeve me Aleksandër Gavoçin, pa gjetur ende një zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familja-llapaj-pranon-oferten-te-me-kaloje-leket-ne-banke-iki-brenda-10-oreve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz