Elbasani nuk gjen qetësi, vrasja e dytë brenda 12 orëve! Arrestohet dhëndri i Qazim Sejdinit

  • 4 years ago
Qyteti i Elbasanit nuk po gjen qetësi. Pak orë pas ngjarjes së mbrëmshme ku një 23-vjeçar i quajtur Regis Runaj u vra me thikë, duke u goditur 7 herë, sot në mëngjes një tjetër krim është shënuar në orët e para të mëngjesit.

Florian Lamce, 40 vjeç, është ekzekutuar në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal 'Piazza'. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e 'pengimit të zbardhjes së vërtetës'. Gjithashtu raportohet se vrasja e Lamces është kryer me sende të forta.

Recommended