Haradinaj i pergjigjet Mogherinit

  • 5 years ago
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë përfaqësuese së Lartë të BE-së Federica Mogherinit se dialogu ka ngecur shumë kohë para se të vendosej taksa ndaj mallrave serbe.

Sipas tij procesi i Dialogut nuk duhet të ndërlidhet me taksën.

?Dialogu kishte ngecur shumë kohë para se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi për shkëmbim territoresh dhe dështimi për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese ? këto janë arsyet. Dialogu mund dhe duhet të vazhdojë pa e ndërlidhur atë me taksën?, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Mogherini tha dje në New York se dialogu mund të vazhdojë vetëm duke e anuluar vendimin për vendosje të taksës ndaj mallrave serbe. Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe drejtori për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Ai ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj dhe delegacionin shtetëror të Kosovës. Serbia nuk po pranon të vazhdojë dialogu pa u hequr taksa ndaj produkteve serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, listës së pengesave për vazhdimin e dialogut ia ka shtuar edhe platformën për dialog me Serbinë, që Kuvendi i Kosovës e ka miratuar javën e kaluar.

Tv Klan