Ora News - Tiranë, sekuestrohet pasuria 2.2 milionë euro e dy vëllezërve

  • 5 years ago
#oranews

Sekuestrohen nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal.

Pasuritë janë në pronësi të dy vëllezërve, Armando dhe Alket Gorezi. Operacioni policor u kodua "Vllazëria" dhe pasuria e tyre kap vlerën e mbi dy milion euro.

"Seksioni për Pastrimin e Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal të vitit 2018 ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar ?Vllazëria?, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i : - nëntë apartamenteve

- dy dyqaneve - një garazhi (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy milion e dyqindmijë euro)" thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës

Policia informon se pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të rregjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve.

Arrestimi- Armando Gorezi u arrestua më 14 shkurt 2015 në rrugën e ?Elbasanit? në Tiranë pasi Gjykata Torino, Itali, kishte lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12RGNR- 24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale ?Vrasje?., parashikuar nga nenet 575 e 577 të Kodit Penal Italian.

Gjithashtu në ngarkim të këtij shtetasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat kishte rinisur procedimin penal për veprën penale të ?Trafikimit të personave?, pasi dyshohej të kishte trafikuar shtetasen E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekuestrohen-pasurite-e-vellezerve-9-apartamente-dhe-2-dyqane

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended