Macovei: Parlamenti dhe qeveria legjitime

  • 5 years ago
Kryesuesja e delegacionit europarlamentar të Komisionit të Stabilizim Asociimit BE ? Shqipëri, Monica Macovei, kritikon vendimin e opozitës për djegien e mandateve të deputetëve. Thekson se opozita nuk po punon për të ndihmuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ndërsa e cilëson parlamentin dhe qeverinë legjitime.

?Deputetët e opozitës tradhtuan votuesit e tyre duke hequr dorë nga mandatet dhe treguan se opozita nuk po punon për t?a sjellë më afër Shqipërinë me BE-në. Nisur nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 dhe raporteve të OSBE/ODHIR-it e po ashtu edhe të mbikëqyrësve të tjerë nga vendet anëtare të BE-së, ne e konsiderojmë Parlamentin shqiptar dhe qeverinë krejtësisht legjitime.?

Macovei kritikon opozitën për dhunën ndaj institucioneve gjatë protestave.

?Aktet e dhunës gjatë të cilave opozita sulmoi institucionet publike, po ashtu edhe gjuha e përdorur nga drejtuesit e opozitës që nxit dhunë janë të papranueshme për çdo demokraci europiane.?

Në deklaratën e Macoveit thuhet se qeveria është në rrugën e duhur në transformimin e sistemit të drejtësisë. Sipas saj, reforma në drejtësi ka dhënë rezultate të qarta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tv Klan